Aeroporti i qytetit te Kingstonit, ne Xhamajke, eshte mbyllur per shkak te luftimeve te armatosura mes forcave te policise dhe bandave te narkotrafikut.
Aktet e dhunes rrezikojne te zgjerohen pertej kryeqytetit dhe per kete Departamenti amerikan i Shtetit ka paralajmeruar qytetaret qe te shmangin udhetimet ne kryeqytet dhe rrethina.
Deri tani, sipas raportimeve te mediave lokale, rezultojne dy te vrare dhe 6 te plagosur ne radhet e forcave te rendit, te cilat po luftojne per te kapur nje bos te droges, i cili kerkohet nga drejtesia amerikane.
Pikerisht per ta arrestuar, forcat e sigurise kane hyre dje ne strofullen e Christopher “Dudus” Coke dhe gjate operacionit kane mbetur te plagosur si agjente ashtu edhe disa civile.
Top Channel