Xhamajke, mbi 60 viktima nga perleshjet ne Kingston
25/05/2010 23:05
Agjencia e lajmeve AFP, e cila citon burimet spitalore xhamajkane njofton per te pakten 60 persona te vdekur nga luftimet mes forcave te rendit dhe narkotrafikanteve ne kryeqytetin vendas, Kingston.
Ky eshte bilanci me i fundit sipas AFP-se per viktimat e perleshjeve pas arrestimit te njerit prej trafikanteve me te fuqishem ne bote.
Kristofer Dudus kerkohet me ngulm prej SHBA-se. Departamenti i Shteti pretendon se ai eshte nje nder narkotrafikantet me te medhenj ne bote por arrestimi i tij perben nje sfide per autoritetet vendase pasi mijera vete e shohin ate si “bamires” dhe jane betuar per ta mbrojtur.
Top Channel