Nuk ju kane besuar syve policet e kontrollit ne aeroportin e Maqedonia te Selanikut ,kur kane zbuluar se cfare kishte ne bagazhet e tij, nje shtetas zvicerian 43 vjec me banim ne Gjermani, qe fluturonte me destinacion Frankfurtin.
Sapo valixhja e tij ka kaluar ne skanerin e aeroportit, ata kane pare se brenda ne valixhe ndodheshin 200 eshtra njerezish.
Pasi e kane marre ne pyetje ,ata kane degjuar se ai i kishte blere ato prej nje prifti ne mitropoline e bashkise Oreokastro ne periferi te Selanikut ,pasi sipas tij behej fjale per eshtra shenjtoresh.
Menjehere nje grup special i policise ka shkuar ne shtepine e priftit grek dhe per cudi aty ka gjetur edhe mbi 500 eshtra te tjera te cilat sic konfirmojne organet e Rendit, jane eshtra te marra nga varreza te vjedhura apo varre pa zot.
Gjithashtu jane gjetur dhe konfiskuar edhe objekte te tjera antike ,ikona te periudhes se Bizantit ,kryqe dhe monedha te lashta te argjenda.
Prifti 24 vjecar eshte arrestuar menjehere me akuzen e tregtise se paligjshme te antikave si dhe te mashtrimit per shitjen e eshtrave, dhe eshte cuar ne prokurori.
Top Channel