Suedia: Serbia te zgjidhe problemin me Kosoven
25/05/2010 10:25
Ambasadori ne ikje i Suedise ne Beograd, Kriste Bringeus ka deklaruar hapur se Serbia nuk mund te anetaresohet ne BE pa zgjidhur me pare problemin me Kosoven.
“Me lejoni te jem shume i qarte, nese Serbia nuk zgjidh ceshtjen e Kosoves ajo nuk mund te behet anetare e BE. Ky nuk eshte nje kusht i ri, por nje fakt i thjeshte”, ka pohuar Bringeus.
Diplomati suedez ka shtuar se pasardhesit te tij do t’i rekomandoje qe te beje presion mbi Beogradin qe te kryeje reformat ekonomike dhe politike para se te behet anetar i BE-se.
Top Channel