Kreu i presidences trepaleshe te Bosnje e Hercegovines, Harris Silajxhic ka anuluar viziten e paralajmeruar ne Beograd.

Lajmin e kane bere te ditur burime prane zyres se tij, sipas te cilave shkak i anulimit te vizites eshte bere nje defekt teknik ne aeroplanin shteteror.

Sipas burimeve, presidenca e Sarajeves ka njoftuar per kete problem autoritetet e Beogradit dhe eshte vendosur qe vizita e planifikuar per sot te kryhet neser.

Gjate vizites se tij Silajxhic do te takohet me presidentin Boris Tadic, si dhe Ilija Jurishic, ish-zyrtar i Bosnjes i denuar nga Beogradi per krime lufte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA