Shperthen deficiti te fondet sociale

25/05/2010 08:25

Deficiti i sigurimeve shoqerore dhe shendetesore ne Shqiperi pesoi nje rritje stratosferike gjate katermujorit te pare te ketij viti, si pasoje e rritjes minimale te te ardhurave dhe rritjes masive te shpenzimeve.

Lajmi behet i ditur nga statistikat e bilancit te qeverise per kater muajt e pare te ketij viti.

Sipas bilancit, qeveria arketoi 18 miliarde leke kontribute per pension, apo per kujdes shendetesor nga te punesuarit, me rritje vetem 0.45 per qind ne krahasim me vitin e kaluar.

Ne te njejten periudhe, shpenzimet u rriten me 19.2 per qind dhe arriten ne 34.2 miliarde leke. Te ardhurat e fondeve publike te sigurimeve shoqerore e shendetesore mjaftuan kete vit per te mbuluar vetem 53 per qind te shpenzimeve, nga 62 per qind qe mbulonin nje vit me pare.

Buxheti i shtetit ka planifikuar nje deficit prej 48.5 miliarde lekesh (rreth 355 milione euro) te fondet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore.

Te ardhurat e sigurimeve shoqerore qene 2 miliarde leke (rreth 15 milione euro) me te uleta se plani, nderkohe qe shpenzimet qene 2.3 miliarde leke me te uleta se plani.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA