Olmert merret ne pyetje nga policia

25/05/2010 13:00

Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert eshte marre serish ne pyetje nga policia, lidhur me hetimet mbi nje ceshtje korrupsioni.

Lajmin e bejne te ditur mediat nderkombetare, sipas te cilave konkretisht ceshtja lidhet me disa projekte ndertimore ne Jeruzalem dhe qytete te tjera.

Ne ate kohe, Olmert ka qene kryetari i bashkise se Jeruzalemit dhe me pas minister i Industrise.

Sipas burimeve, hetuesit kane qene jashte shtetit per te verifikuar dyshimet se “fonde te zeza” te destinuara per Olmert kane perfunduar ne duart e vellait te tij Yossi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA