Italia rekord me Njëqindvjeçarët, mbi 2,000 Italianë festojnë 100 vjetorin në 2025
Nje sheik arab ka hapur kasaforten per te shperblyer nje qyteze pas pushimeve te paharrueshme qe ka kaluar ne krahinen e Frances.
Behet fjale per qytezen alpine te Thonon-les-Bains, e cila ka perfituar 700 mije euro nga bujaria e sheikut. Kryebashkiaku Jean Denais ka deklaruar se me kete shume do ndertohet nje park turistik ne qytet.
“Eshte tradite e familjeve te tyre te bejne dhurata kur kalojne mire ne nje qytet”, shprehet kryebashkiaku qe do paraqese cekun te merkuren ne mbledhjen e keshillit bashkiak. Ai shtoi se momentet e kaluara ne liqenin Leman kane qene te paharrueshme per sheikun.
Identiteti i tij nuk eshte bere i ditur, por sipas te dhenave, ne vitin 2008 ai ka blere po ne te njejtin qytet, nje prone me vlere 13 milione euro.
Top Channel