Bulqize, shkolla e rrenuar nga termeti

25/05/2010 09:10

Termeti qe goditi fshatrat e Dibres 9 muaj me pare shkaktoi deme te konsiderueshme jo vetem ne banesa por edhe ne godinat e shkollave.

Nje prej tyre eshte edhe shkolla 9 vjecare “Hajredin Tollja”, ne fshatin Strikçan te komunes Zerqan, godina e te ciles ka dale jashte funksionit nga demtimet e medha qe la pas termeti.

Megjithate, ne klasat me muret e cara dhe suvate e rrezuara vazhdohet te behet mesim.

Mesuesit dhe nxenesit jane ne pritje te rikonstruksionit te kesaj godine, por deri me tani nuk ka patur asnje levizje ne kete drejtim.

Nderkohe, mesimi per kete vit shkollor do vijoje ne kete godine gjysme te rrenuar dhe te rrezikshme per femijet qe e frekuentojne ate cdo dite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA