Tirane-Kukes, vetem 2 ore

24/05/2010 16:25

Hapja e galerise jugore te tunelit te Kalimashit ka shtuar ndjeshem numrin e udhetareve ne drejtim te Tiranes.

Rritja e numrit te udhetareve ka ardhur si rezultat i shkurtimit te gjatesise se rruges si dhe ulja e cmimit te biletes. Udhetimi ne rrugen e vjeter ka qene nje makth per udhetaret per shkak te amortizimit si dhe kthesat e shumta, ndersa  tashme udhetimi eshte shkurtuar me vetem 2 ore.

Tuneli i Kalimashit ka ndikuar edhe ne rritjen e vizitoreve te qytetit ku pas dites se premte Kukesi eshte populluar nga udhetaret te cilet pas 1 viti jane rikthyer serish tek te afermit e tyre apo thjeshte shuajne kureshtjen per te pare kete qytet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA