Tajlande, ushtria: Te zgjatet shtetrrethimi

24/05/2010 16:10

Autoritetet tajlandeze kane ndermend ta zgjasin me nje jave, deri me 31 maj, shtetrrethimin qe ka hyre ne fuqi ne Bangkok dhe qe vlen kryesisht per oret e nates.

Lajmin e ka bere te ditur “CRES”, njesia ushtarake qe ka per detyre te menaxhoje krizen e lindur me protesten e “kemisheve te kuqe”.

Nderkohe, nje grup prej 159 deputetesh te partise opozitare Pheua Thai, ka paraqitur sot ne Senat nje kerkese per nxjerrjen para gjyqit te kryeministrit Abhisit Vejajiva dhe tre anetare te qeverise se tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA