Shefi i ICO-se, Piter Feith eshte nisur sot per ne Shtetet e Bashkuara, ku do te raportoje per zhvillimet e fundit ne Kosove.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave gjate vizites se tij ne Uashington, Feith do te pritet nga perfaqesuesit e Departamentit te Shtetit dhe atij te Mbrojtjes.

Ai do te njoftoje autoritetet amerikane per punen e Zyres Civile Nderkombetare ne Kosove, si dhe do te mbaje nje fjalim ne seline e Institutit per Paqen.

Para nisjes, Feith u ka shprehur Shteteve te Bashkuara mirenjohjen per mbeshtetjen e vazhdueshme qe po i japin shtetit te ri ne formimin e tij.

“Jemi krenare qe kemi personelin amerikan ne misionin tone, i cili punon se bashku me ate evropian dhe vleresojme shume kontributin e tij”, ka deklaruar Feith.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA