Ambasadori amerikan ne Tirane, John Withers deklaroi se ne Shqiperi nuk ka krize politike por krize te qeverisjes.(UPDATE)
“Une besoj se kriza eshte dicka me thelle. Une besoj se eshte krize e qeverisjes. Per mua kriza politike nenkupton mospajtim mes dy aneve te politikes dhe dy lidereve. Por ajo qe eshte e rendesishme per mua eshte qe sistemi duhet ta rivendose veten ne pune sepse ka kaq shume probleme me te cilat perballet ky vend. Keto jane probleme urgjente dhe probleme qe ndikojne ne mireqenien e ketij populli . Ndaj per sa kohe zgjasin keto mospajtime edhe mundesia per t’i zgjidhur e per t’i ndihmuar keta njerez eshte nderprere. Keshtu qe me vullnet politik une besoj se kjo situate mund te rregullohet. Bashkimi Europian ka nje nisme shume te rendesishme lidhur me zgjidhjen e kesaj situate dhe qeveria e Shteteve te Bashkuara te Amerikes e perkrah kete nisme. Nuk ka asnje hije dyshimi mes nismes se BE-se dhe Shteteve te Bashkuara. Eshte teresisht thelbesore, teresisht jetike qe lufta e brendshme te nderpritet dhe qe interesi i ketij kombi te vihet perpara gjithckaje”, u shpreh Withers.
Ambasadori amerikan u shpreh edhe per rrezimin nga parlamenti pak dite me pare te kandidatures se Vangjel Kostes per anetare te Gjykates Kushtetuese.
“Disa dite me pare kandidatura e Vangjel Kostes u rrezua nga parlamenti me thuajse nje votim qartesisht partiak te njeanshem. Duhet ta pohoj se ky vendim duket i pakuptueshem, madje me vuri ne dyshime se kjo nuk ndodhi per shkak te kualifikimeve te tij, pasi pervoja dhe aftesite e tij shkojne pertej cdo kundershtimi dhe se qendrimi i tij si jurist eshte i nivelit me te larte, perfshire edhe marredheniet nderkombetare. Arsyet qe u dhane per votimin parlamentar dukeshin politikisht shqetesuese. Mediat dhe gjyqesori , besoj une, duhet ta shqyrtojne kete vendim te pashpjegueshem dhe ne emer te publikut dhe te vetes te bejne keto pyetje: A u bazua ky vendim ne arsyetim apo eshte nje tjeter shembull per te ushtruar presion politik mbi procesin e perzgjedhjes se gjykateseve te Gjykates Kushtetuese?
Arsyet per refuzimin ngjasojne cuditshem me kriteret e projektligjit per pastertine e figures qe u shpall jo kushtetues prej Gjykates Kushtetuese dhe komisionit te Venecias. Ne fakt nuk duhet bere pyetje lidhur me kete ceshtje. A nuk duhet te kerkoni fakte lidhur me gjithcka qe ndodhi? Dhe te gjitha keto pyetje ngrejne ceshjet lidhur me sundimin e ligjit apo shtetit ligjor ne demokracine shqiptare. Ne fakt nuk me perket mua per pyetjet qe ju mund te ngrini ose per pyetjet qe une ju bera. Por gjyqtaret duhet t’i bejne keto pyetje po keshtu duhet te bejne edhe gazetaret sepse ato jane thelbesore ne rolin tuaj ne ruajtjen dhe mbrojtjen e interesit publik per qytetaret shqiptare”, theksoi Withers.
Keto deklarata ambasadori Withers i beri gjate nje takimi ne Institutin e Medias ku u diskutua per ceshtje te gjyqesorit dhe medias. Te pranishem ne diskutime ishin edhe prokurorja e Pergjithshme Ina Rama, si dhe zevendeskryetari i keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu.
Top Channel