Edhe nje televizor i prishur mund te hyje ne pune, madje mund te beje shume me shume, te shpetoje jete njerezish.
Dy vajza te marra peng dhe te burgosura prej nje viti, kane futur nje leter alarmi ne nje televizor te nisur per t’u riparuar ku kishin shkruar adresen, emrin e rrembyesit dhe numrin e telefonit.
Tekniku qe hapi televizorin ka gjetur letren me fjaline, “ndihme, jam e mbyllur prej nje viti”. Ngjarja tragjike rrefehet nga gazeta “Hangzhou Daily” duke shokuar opinionin publik. Tekniku i televizorit, per te vertetuar gjithcka telefonoi ne numrin e shkruar ne bilete ku doli i ati i saj, i cili i konfirmoi zhdukjen e te bijes.
Familja e vajzes se zhdukur korrikun e shkuar, ka telefonuar menjehere policine, e cila ka liruar vajzat. Ato jane gjetur te mbyllura ne bodrumin e shtepise, gjysme te zhveshura dhe te lidhura me zinxhire.
Rrembyesi i arrestuar prej nje jave pasi ishte i dyshuar per nje rrembim, u kishte lene atyre vetem uje dhe pak per te ngrene. Sipas policise lokale, rrembyesi 39 vjecar Zhen Xiangbao, i divorcuar nga dy gra, njihet ne publik si nje njeri i qete. Dy vajzat jane transportuar ne spital dhe me pas do merren ne pyetje nga policia.
Top Channel