Kryetari i grupit kuvendor te PS, Gramoz Ruci, ne fjalen e tij ne Parlament ka deklaruar se opozita eshte e gatshme te jape kontributin e saj per zgjidhjen e krizes.
Ruci ka theksuar se hapja e kutive eshte nje e drejte e panegociueshme dhe ka nenvizuar se komisioni parlamentar per hetimin e zgjedhjeve duhet te jete pa kushte.
“Ne jemi gati te arrijme marreveshjen edhe me pare se dy jave. Kutite nuk duhet te diskutohen me dhe komisioni hetimor duhet te jete i pakushtezuar”, ka deklaruar Ruci.
Me tej krahu i djathte i kryetarit Edi Rama ka paralajmeruar se PS do t’u rikthehet protestave masive nese nuk behet transparenca e plote e zgjedhjeve te 28 qershorit.
Ndersa kryetari i grupit kuvendor te PD, Astrit Patozi ne fjalen e tij ne seancen parlamentare ka deklaruar se oferta e mazhorances per zgjidhjen e krizes politike eshte brenda te gjitha kornizave ligjore.
Patozi, pervecse ka pershendetur rikthimin e deputeteve te opozites ne Kuvend, ka nenvizuar se mjetet radikale si greva e urise nuk sjellin zgjidhjen e problemeve.
“Pershendes rikthimin e Partise Socialiste ne Parlament. Greva tregoi respektin e mazhorances, por mjetet radikale nuk funksionojne. Oferten tone e keni ne tavoline, ajo eshte brenda kornizes ligjore. Ftesa jone per bashkepunim eshte e sinqerte. Te bashkepunojme per integrimin e vendit”, ka pohuar Patozi.
Top Channel