Rreziku i madh i integrimit

24/05/2010 20:50

Fokusimi i qeverise per te plotesuar kushtet e Bashkimit Europian per integrimin rrezikon ta shperqendroje ate nga problemet dhe reformat reale.

Eksperte nga vendet qe kane kaluar perpara Shqiperise procesin e gjate te anetaresimit, shprehen se nga eksperienca qe kane patur shtetet e tyre, sektore kyc si shendetesia, arsimi dhe skema e pensioneve kane vuajtur me pas injorimin qe i eshte bere nder vite nga qeverite.

“Gjate tranzicionit vemendja ka qene ne plotesimin e kushteve te BE, por jane disa sektore kyc si shendetesia, arsimi dhe pensionet qe jane lene pas dore nga qeveria dhe sot ndodhen ne krize”, ka deklaruar analistja e fondacionit Soros, Assay Kavrakova.

Sipas saj, reformimi ne keto sektore eshte jetik, nese autoritetet nuk deshirojne qe vendi te perballet me probleme serioze ne te ardhmen.

“Eshte e rendesishme te reformohen sa me pare keto sektore, nese nuk do te behet Shqiperia do te perballet me te gjitha problemet qe po perballen vendet lindore, mes te cilave edhe rrjedhja e trurit”, ka shtuar Kavarkova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA