Rama: Jo zgjidhje pa kutite

24/05/2010 15:50

Edi Rama duke folur perpara deputeteve te opozites dhe qytetareve qe moren pjese ne greven e urise, ka deklaruar se opozita nuk do te pranoje zgjidhje te manget me djegien e kutive te votimit dhe do te kerkoje realizimin e transparences se plote te zgjedhjeve brenda dy javeve te vendosura si afat reflektimi nga nderkombetaret.(UPDATE)

“Duam zgjidhje dhe e duam brenda dy javesh. Askujt nuk duhet t’i shkoje nder mend se ekziston nje zgjidhje me kuti te mbyllura apo me flete votimi te djegura”, u shpreh Rama, ne nje takim me strukturat e Partise Socialiste, aleateve dhe qytetareve qe moren pjesen ne greven e urise per 19 dite me radhe.

Sipas zotit Rama takimi i Strasburgut ishte nje hap i rendesishem perpara drejt zgjidhjes se krizes, e cila duhet te mbyllet domosdoshmerisht brenda 2 javeve.

“Shansi qe i eshte dhene zgjidhjes me ngritjen e tryezes se Strasburgut eshte nje shans qe nuk duhet humbur.Humbja e ketij shansi do te rendonte me shume pasojat e kesaj krize qe i ka rrenjet te kutite e mbyllura te 28 qershorit. Hapja e kutive nuk diskutuar me , as ne ngritja e komisionit hetimor me shumice dhe drejtim nga opozita. Hetimi i plote dhe i pakushtezuar i zgjedhjeve nuk duhet vonuar me shume se dy jave”, u shpreh Rama.

Megjithate zoti Rama nuk harroi te permende faktin se socialistet dhe e gjithe opozita ne teresi nuk do te pranonin nje refuzim apo devijim te momentit te fundit nga ana e kryeministrit per te mos bere transparence , pasi kjo sipas tij do te percaktonte rinisjen e nje beteje qe ne fakt per Ramen nuk eshte mbyllur ende.

“Detyra jone ndaj vendit dhe njerezit eshte te provojme me kurajo dhe vullnet cdo mundesi zgjidhjeje. Ne rast se zgjidhja nuk vjen na lind e drejta dhe detyra per te ecur me tutje ne rrugen e protestes ku jemi ndalur per dy jave”, u shpreh Rama.

Me pas grupi parlamentar i Partise Socialiste ka zhvilluar nje mbledhje ku ka vendosur te marre pjese ne seancen e pasdites dhe pjesemarrjen edhe ne Komisionet kuvendore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA