Opozita: Berisha, me shpatulla pas murit

24/05/2010 19:15

Kryetari i Partise per Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela ka deklaruar pas mbledhjes se aleateve te majte se opozita do te ndjeke rekomandimet e nderkombetareve per zgjidhjen e krizes politike.

Ngjela ka theksuar se vendit i eshte dhene nje ultimatum nga BE, i cili sipas tij eshte vendimtar per te ardhmen evropiane te Shqiperise.

“Jemi ne perkrahje te qendrimit SHBA-BE, te gjithe botes perendimore, per zgjidhjen e krizes. Gjithashtu bej me dije opinionin publik se Shqiperise i eshte dhene nje ultimatum i rrepte nga i cili mund te ngrijne te gjitha marredheniet me Perendimin, nese palet nuk bien dakord per te bere transparencen me hapjen e kutive zgjedhore”, ka pohuar Ngjela.

Ish-deputeti i Partise Demokratike ka paralajmeruar se kryeministri Berisha do te perballet me protesta serioze nese nuk ploteson kerkesat e PS, te mbeshtetura sipas tij nga BE.

“Papergjegjshmeria e grupit tjeter eshte ne kundershtim me te ardhmen evropiane te Shqiperise. Nese Berisha do dale kunder vullnetit perendimor do kete protesta per te ardhmen perendimore te Shqiperise. Jemi ne pritje te pranimit te pales tjeter”, ka shtuar Ngjela.

Ndersa kryetari i subjektit G99, Erjon Veliaj ka deklaruar se nderhyrja e faktorit nderkombetar e ka vene kryeministrin Berisha me shpatulla pas murit.

Sipas tij, kryeministri duhet te vendose mes transparences dhe shkeljes se te drejtave, opsion i cili nuk do te jete pa pasoja.

“Zoti Berisha eshte vene me shpatulla pas murit, ose do t’i bashkohet komunitetit oriental, ku shkelen te drejtat, ose do ta bashkoje me vendet e qyteteruara ku lejohet transparenca. Eshte nder per opoziten qe kete beteje ta coje ne fund. Shqiptaret te reflektojne se ku po e con vendin Berisha”, ka pohuar Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA