Kryetari i Partise per Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela ka deklaruar se greva e opozites kishte nje domethenie te madhe.
Duke folur ne emisionin “Shqip” ne Top Channel, Ngjela ka akuzuar kryeministrin Berisha se ka dashur ta diskretitoje ate, por nuk ia ka arritur qellimin pasi nderkombetaret i dhane te drejte opozites.
“Greva kishte nje karakter thellesisht politik. Brenda saj kishte nje risk shume te madh sepse drejtohej kunder nje regjimi taleban, qe nuk respekton te drejtat e njeriut. Ai donte te bindte opinionin publik evropian qe forcat e shendosha ne nje demokraci nuk bejne te tilla greva, por nuk ia doli dot. Evropianet e konsiderojne shume te rende perplasjen me nje greve urie, mund te kishte viktima dhe keta i tremb shume sakrifica. Sa me barbare te jene regjimet, aq me shume i tremb sakrifica”, ka pohuar Ngjela.
Sipas tij, mazhoranca e ka humbur betejen dhe kutite do hapen pasi kete gje e kerkoi faktori nderkombetar dhe nuk e pengon as Kushtetuta, e cila nuk parashikon djegien e materialeve te votimit.
“Ceshtja eshte thellesisht politike. Kush fitoi? Keta qe flasin si papagaj kane humbur. Ne tryezen e Strasburgut perfaqesuesi i opozites ka mbajtur nje qendrim dinjitoz. Te gjithe kuptuan qe ketu ka manipulim zgjedhor dhe nuk e ndryshuan draftin e tyre. Rama e pranoi, ndersa Berishes iu vu nje ultimatum dyjavor”, ka shtuar Ngjela.
Top Channel