Inspektorati i Ndertimit njoftoi se do te nise sot nje aksion per shembjen e 200 ndertimeve ne zonen e Ksamilit dhe Butrintit, per te cilat thote se jane pa leje.
Inspektorati ka angazhuar shtate mjete te renda ndertimi, 30 zyrtare, si dhe rreth 200 police per kete fushate te titulluar “Pastrimi i Rivieres”.
Inspektorati ka premtuar gjithashtu se do te pastroje zonen nga rrenojat pas shkaterrimeve, dicka qe e ka premtuar shume here me pare, por qe ne shumicen derrmuese te rasteve nuk e ka bere.
Synimi i aksionit, sipas zyrtareve, eshte shkaterrimi i te gjitha ndertesave qe u ngriten pas perfundimit te afatit te legalizimit tre vjet me pare. Ndertimoret thone se kane kryer fotografim satelitor para hyrjes ne fuqi te procesit te legalizimit dhe kane nder mend te shembin te gjitha ndertesat e ngritura me nxitim pas ketij afati.
Zyrtaret thone gjithashtu se kane komunikuar intensivisht me komunitetin, perfshi edhe pronaret e ndertimeve pa leje, kane publikuar fotot e ndertesave qe do te shemben te dera e komunes dhe kane ballafaquar pretendimet.
Operacioni do te nise te henen me date 24 maj 2010 dhe pritet te perfundoje brenda pak ditesh. Per te realizuar me sukses pastrimin e nje prej zonave me te vleresuara turistike dhe arkeologjike ne vend, Inspektorati Ndertimor ka mobilizuar 7 mjete te renda si ekskavatore, matrapike dhe te llojeve te tjera, te cilat do te nisin njekohesisht punen, qe si hap te pare ka rehabilitimin e kesaj zone te mbuluar nga ndertimet pa leje.
Qyteza e Ksamilit u ndertua gjate viteve te komunizmit me njerez te shperngulur nga e gjithe Shqiperia gjate aksioneve per shfrytezimin e zones per ullishte dhe agrumeri. Pas viteve ’90, njerezit dolen nga apartamentet kuvli te kohes se komunizmit dhe ndertuan shtepi ne reja perreth qytezes, ku tani ofrojne sherbime turistike ne hoteleri e restorante.
Fushata e ketij viti per shembjen e ndertimeve pa leje, nese nuk pasohet nga pastrimi i shpejte i rrenojave, mund te sjelle probleme te renda per banoret e zones, te cilet aktualisht po presin hapjen e sezonit turistik. Ndertimoret kane nder mend qe te zhvendosen se shpejti ne zonen e Himares per te kryer shembje te tjera ndertimesh pa leje.
I krijuar pesembedhjete vjet me pare si nje institucion per te ndaluar ndertimet pa leje qe mbushen vendin pas renies se komunizmit, Inspektorati Ndertimor ka fituar statusin e nje policie dhe gjykate njekohesisht, pasi vendimet e saj jane te paapelueshme ne gjykata sipas legjislacionit aktual. Mungesa e nje kuadri ligjor dhe administrativ ka krijuar probleme te panumerta.
Gjate viteve te fundit, veprimtaria e ketij institucioni ka qene shume konfliktuale, per shkak te statusit te paqarte ligjor te ndertimeve pa leje ne Shqiperi. Nje pjese e ndertimeve pa leje jane pallate shumekateshe qe nuk preken nga ndertimoret, per shkak te peshes politike te pronareve te tyre, ndersa nje pjese tjeter perben xhungla masive urbane, te cilat kane gjithashtu ne praktike statusin e te paprekshmit. Ndertesa te tjera qe u perkasin njerezve te varfer bien pre e zbatimit te ligjit, gje qe ka shkaktuar deri tani disa raste zhurme mediatike, por asnje zgjidhje konkrete.
Top Channel