Ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta beson se marreveshja per kutite mund te arrihet brenda afatit 2 javor qe u la pas darkes se Strasburgut.
“Pse jo, edhe me shpejt. Asgje nuk ka pse te sjelle ngerc nese ekziston vullneti politik per te lexuar drejt Kushtetuten, kodin dhe ligjet ne fuqi”, ka deklaruar Meta.
Po ashtu zv/kryeministri Meta mohoi qe te kete negociuar me faktorin nderkombetar nje variant konkret marreveshjeje, ekzistencen e se ciles e mohuan pastaj si presidenti edhe kryeministri.
“Jo vetem qe nuk kam marre persiper per te diskutuar per nje formule konkrete, por e kam te qarte ate nen te Kodit qe flet per administrimin e tere materialit zgjedhor. Perseri vazhdoj te inkurajoj vijimin e ketij dialogu per te gjetur nje zgjidhje te shpejte”, ka shtuar Meta.
Top Channel