Kucove, shkrihen ndermarrjet, largohen 150 punetore

24/05/2010 08:10

Reforma e ristrukturimit te ndermarrjeve shteterore vazhdon te rrise shifren e te papuneve ne qytetin e Kucoves.

Burimet te konfirmuara njoftojne largimin nga puna te rreth 150 punonjesve te sektorit te naftes ne Kucove, qe nga data 1 qershor 2010. Po keto burime konfirmuan se me vendimin nr. 275, date 26.04.2010 te Keshillit te Ministrave, dy ndermarrjet shteterore, Ndermarrja e Shpim-Kerkimeve per nafte e gaz dhe Uzina Mekanike e Naftes ne kete qytet do t’i bashkohen ndermarrjes “Albpetrol” sh.a. ne Patos.

Sipas vendimit ne fjale, bashkimi i tyre do te behet me ane te perthithjes, ku te gjitha kapitalet e tyre do t’i kalojne “Albpetrolit” me transferim kapital dhe punonjesit e tyre do te dalin ne reforme.

Po sipas vendimit nr. 275, date 26.04.2010, nga puna do te largohen edhe disa dhjetera punonjes te vete “Albpetrolit”, per shkak te ristrukturimit te saj, por edhe mbi 80 punonjes te Uzines Mekanike te Naftes ne Patos dhe se te gjithe punonjesit qe do te dalin te papune, por qe kane punuar ne keto ndermarrje me shume se 1 vit pa nderprerje, do te perfitojne nga ky vendim qe nga data e hyrjes se tij ne fuqi, pagesen e plot mujore per nje periudhe 1-vjecare.

Ne perfundim te kesaj periudhe, punonjesit e dale si te papune kane te drejte te aplikojne per te ardhurat nga papunesia ne zyrat e punesimit. Punonjesit qe dalin te papune perfitojne edhe sigurimet shoqerore per periudhen 1-vjecare per efekt perfitimi per pension pleqerie, invaliditeti dhe familjar, kundrejt pageses se kontributit ne fondin e sigurimit te detyrueshem shoqeror nga “Albpetrol” sh.a. dhe per kete periudhe behet shenimi perkates per pagesen ne librezen e punes.

Keshilli i Ministrave ka miratuar edhe fondin perkates, si shtese ne buxhetin e vitit 2010, prej 600.5 milione lekesh per kryerjen e pagesave per punonjesit qe dalin te papune nga ky ristrukturim i “Albpetrolit” sh.a. Pagesa, sipas ketij vendimi, nderpritet kur perfituesit zhvillojne veprimtari ekonomike ne formen e punesimit ose vetepunesimit. Vendimi ne fjale detyron “Albpetrolin” sh.a. te marre mbi vete te gjitha detyrimet financiare qe ndermarrjet e shkrira u kane te treteve.

Shkrirja e ndermarrjeve u eshte bere e ditur te gjithe punonjesve te Ndermarrjes se Shpim-Kerkimeve dhe Uzines Mekanike te Naftes ne Kucove, po ne se me uzinen ky problem eshte pritur me indinjate dhe me pasi te gjithe kane qene te detyruar t’i binden vendimit te fundit te Keshillit te Ministrave, ndryshe qendron puna me ate te Shpim-Kerkimeve, pasi prej saj largohen vetem 20 punetore.

Burime nga ndermarrja konfirmuan se nje liste e pare u afishua per disa dite ne ambientet e ndermarrjes dhe pas sherreve e zallamahise se shfaqur mes punetoreve dhe drejtuesve aktuale lista u zhduk per t’u zevendesuar me nje tjeter syresh me emra te tjere. Shume nga punetoret u shprehen se nuk do te pranojne te largohen me deshire nga puna dhe se do te futen ne greve urie per kete te drejte te tyre. Por, krahas tyre, reforma e shkurtimeve drastike nga puna do te preke edhe qendren e prodhimit te naftes ne qytetin e Kucoves, ku thuhet se do te largohen mbi 100 punonjes, nga rreth 450 te tille qe kjo ndermarrje ka aktualisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA