Koshtunica viziton Mitrovicen
24/05/2010 10:25
Mitrovicen dhe Zveçanin e vizitoi nje dite me pare ish-kryeministri serb, Vojislav Koshtunica, por sipas mediave kosovare, lideri i Partise Demokratike Serbe ka qendruar ne Kosove pa marre leje nga asnje institucion i Kosoves.
Ai ka vizituar disa vendbanime me shumice serbe. Telegraf ben te ditur se sot Koshtunica te marre pjese ne nje miting parazgjedhor per partine e tij, qe garon ne zgjedhjet per komunen e Mitrovices, te organizuara nga shteti serb, e qe pritet te mbahen me 30 maj.
Zedhenesi i Policise se Kosoves, Arber Beka ka thene se Policia e Kosoves nuk ka qene e informuar per kete vizite, te ndonje delegacioni apo te ndonje zyrtari nga Serbia.
Top Channel