Opozita kosovare ka reaguar ashper ndaj qeverise qe nuk mori masa per te parandaluar viziten e ish-kryeministrit serb Vojisllav Koshtunica, i cili beri fushate per partine e tij ne veri te shtetit te ri.
Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj ka deklaruar se tolerimi i vizitave te tilla nga qeveria po i sjellin deme te shumta Kosoves.
“Do te duhej qe edhe kryeministri i Kosoves, ose ndonje zyrtar tjeter te vizitojne ate pjese te vendit, perderisa thuhet se eshte vend i hapur per te gjithe”, ka pohuar Haradinaj.
Ndersa AKR i ka kerkuar qeverise Thaci qe te perdore gjithe mekanizmat institucionale per te parandaluar mbajtjen e zgjedhjeve serbe ne veri dhe te mos mjaftohet vetem duke i shpallur ato te pavlefshme.
Top Channel