Klosi: Gati te pershkallezojme protesten nese s’ka rezultat

24/05/2010 22:45

Ne perfundim te fjales se tij ne emisionin “Shqip”, deputeti i PS-se, Blendi Klosi u shpreh se opozita eshte e gatshme te vazhdoje, madje te pershkallezoje edhe me tej protestat e saj ne rast se nuk do te kete rezultat nga bisedimet me mazhorancen.

“Ne do te vazhdojme detyren tone te cilen populli nuk na e ka votuar, ate te opozites shqiptare. Me apo pa konsensusin e Berishes, revolucioni do vazhdoje. Strukturat tona do perpiqen te takojme te gjithe ata persona te cilet ndoqen opoziten ne 9 muaj. Ne jemi te gatshem te vazhdojme protesten, ta pershkallezojme ate nese nuk do te kete rezultat ne bisedime”, tha ne perfundim te fjales se tij deputeti Klosi.

Edhe lideret e tjere opozitare u shprehen te vendosur ne kerkesat e tyre. Kreu i PSD-se, Skender Gjinushi tha se opozita do te vazhdoje me kauzen e saj deri ne plotesimin e plote te kerkeses se transparences. Sipas Gjinushit nese kryeministri Berisha nuk pranon hapjen e kutive atehere ai duhet te largohet.

Nderkohe qe kreu i G99 u shpreh se protestat do te vazhdojne, jo vetem per te zbardhur procesin zgjedhor, por sipas tij edhe per te zbardhur vjedhjet ne ekonomine shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA