Klosi: Dy jave armepushim dhe jete parlamentare

24/05/2010 21:20

Deputeti socialist Blendi Klosi ka deklaruar se gjate dy javeve te ardhshme PS-ja do te jete e pranishme ne kuvend, por njekohesisht qendrimi per transparence do te jete gjithnje prezent.

Duke folur ne emisionin “Shqip” ne Top Channel, Klosi ka deklaruar se kjo greve ishte nje shans i humbur per ata qe nuk e mbeshteten ate.

“Jemi te gatshem qe ne keto dy jave armepushimi te vazhdojme jeten parlamentare, por edhe gjate kesaj periudhe do te qendrojme afer njerezve tane per ta mbajtur te ngritur situaten”, eshte shprehur Klosi.

“Ndjej keqardhje per ata qe nuk paten rastin qe nuk ishin pjese e kesaj greve. Ne ishim ne ate greve per nje kauze te madhe dhe nuk ka lidhje me emra te pervecem. Ne nuk prisnim qe ata te dilnim pro nesh, por tek pjesa se si e komentuan greven u takonte te heshtnin. Por ata humben nje shans per te kontribuar per te ardhmen”, theksoi Klosi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA