Irani njofton AIEA-n per marreveshjen me Turqine

24/05/2010 12:45

Irani ka njoftuar zyrtarisht Agjencine Nderkombetare per Energjine Berthamore (AIEA) se arriti nje marreveshje me Turqine dhe Brazilin per pasurimin e uraniumit jashte vendit.

Lajmin e ben te ditur televizioni shteteror Al Alam, sipas te cilit, letra e firmosur nga shefi i Agjencise Iraniane per Energjine Berthamore, Ali Akbar Salehi, i eshte derguar ne Vjene shefit te AIEA-s, Yukiya Amano.

Irani parashikon te dergoje ne Turqi 1200 kg uranium pak te pasuruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA