Zbardhet drafti i Samitit te Sarajeves per ceshtjen e integrimit te vendeve te Ballkanit, ku sipas mediave nderkombetare anetaresimi ne BE i vendeve te rajonit nuk do te jete para vitit 2020.
Ne samitin e 2 qershorit, Ministrat e Puneve te Jashtme te vendeve te BE-se nuk do te mund t’i ofrojne vendeve te rajonit asnje premtim konkret apo date per integrimin e e Ballkanit ne BE.
Ka qene pikerisht e perditshmja kroate “Jutarnji List”, qe ka arritur te zoteroje dokumentin e deklarates finale.
Nderkohe mesohet se vendet e BE-se do te kerkojne qe anetaresimi i rajonit te mos behet ne menyren e deritanishme, per shkak te konflikteve mes Kroacise dhe Sllovenise, apo Maqedonise me Greqine (vend ky anetar i BE-se), te cilat mund te sjellin bllokimin e integrimit te njera-tjetres. BE do te perpiqet qe vendet fqinje, te mos kene mundesi te shfrytezimit te vetos.
Top Channel