Ina Rama, akuza Gjykates se Larte

24/05/2010 21:00

Ndersa kete te marte prokurorja e pergjithshme, zonja Ina Rama do te lexoje raportin vjetor ne komision te ligjeve mbi punen dhe sfidat me te cilat duhet te perballet organi i akuzes, perpara mediave kryeprokurorja ngre shqetesimin e mbajtjes se dy qendrimeve nga ana e Gjykates se Larte per ceshtje droge dhe te trafikut te qenieve njerezore.

E pyetur nga Top Channel per disa vendime te Gjykates se Larte ku prokuroria nuk ka mundur te mbroje akuzat e saj, zonja Rama u pergjigj:

“Po perballemi me dy qendrime te dhenies me dy standarte te vendimeve. Kjo eshte shqtesuese per ne, po ndjejme se nuk po arrimje t’i ndeshkojme autoret e kesaj kategorie dhe se dyti po gjejme nje praktike te ndryshme ligjore qe afekton shkallen e pare dhe te dyte”, ka deklaruar Rama.

Duke iu referuar legjislacionit, prokurorja e pergjithshme shtoi se pas Gjykates se Larte prokuroria nuk mund te shkoje ne Kushtetuese per t’u ankuar, por po studiohet nje strategji tjeter per te gjetur zgjidhje, sikurse eshte thirrja e kolegjeve te bashkuara te kesaj gjykate me kerkese te Prokurorise se Pergjithshme.

“Jemi te bindur se kemi mbrojtur akuza qe qendrojne dhe qe duheshin te mbeshteteshin nga gjykatat. Per te vene ne shina situaten po hartojme nje strategji per thirrjen e kolegjeve te bashkuara. Duhet te kete nje vendim te Gjykates se Larte per te mbledhur kolegjet e bashkuara”, ka theksuar Rama.

Pothuajse pjesa me e madhe e ceshtjeve te prokurorise qe jane po ashtu edhe sensitive jane rrezuar ne Gjykaten e Larte. Keto jane dosje qe vijne nga Gjykata e Krimeve te Renda ose thene ndryshe dosje qe prokuroria pretendon se i perkasin krimit te organizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA