Takimi europian i adhuruesve te ‘Super Rally 2010’ ka pasur kete vit epiqender qytetin grek te Patres.
Mbi 7000 adhurues nga e gjithe bota,te motorit me te famshem Harley Davidson, kane pershkruar me 2900 motocikleta te ketij tipi, nje prej urave te varura me te gjata ne bote, ate te Rio- Antirios me gjatesi 2,252 km qe lidh gadishullin e Peloponezit me Greqine Kontinentale.
Ngjarja eshte transmetuar prej shume mediave vendase dhe te huaja, ndersa ajo qe ka shkaktuar pershtypje te madhe ka qene sjellja fisnike e ketyre udhetareve te palodhur, shpeshhere te veshur me kostumet kombetare te shteteve te tyre.
Kane qene mbi 2900 motocikliste qe kane pershkruar uren duke thyer rekordin e meparshem dhe duke e bere qytetin e Patres tashme te kete nje vend ne librin e rekordeve Guinness.
Pasi kane marre pjese ne nje koncert te organizuar posacerisht per ta, motociklistet me Harley Davidson jane larguar per t’u takuar perseri vitin tjeter.
Top Channel