Gjykata e Larte rrezon padine e Aneta Rames

24/05/2010 14:50

Gjykata e Larte ka hedhur poshte sot, kerkesen per padi te nenes se liderit te opozites Rama, kundrejt kryeministrit te vendit Sali Berisha me akuzen e shpifjes, nisur nga deklaratat qe kryeministri pati bere ne parlament ne 26 nentor.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte ka vendosur te mos e nise shqyrtimin gjyqesor duke mos e pranuar padine e bere nga Aneta Rama. Ne vendimin e Gjykates se Larte thuhet se vepra penale e pretenduar nga ankuesja Aneta Rama nuk i kunderdrejtohet asaj. Aneta Rama ka depozitur edhe kerkese padine per procedim penal ndaj kryeministri Berisha, nen akuzen e shpifjes se kryer boterisht.

Vendimi i Gjykates se Larte, do te arsyetohet ne nje nga ditet e ardhshme nga Gjykata e Larte, per te dhene edhe shpjegimin pse u vendos te rrezohet kerkesa e saj. Menjehere pas ketij vendimi, Aneta Rama eshte shprehur se nuk eshte e befasuar, sipas saj nga ky vendim i korruptuar i Gjykates se Larte dhe eshte e pergatitur prej kohesh qe kete kerkese padi ta paraqese ne Gjykaten e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA