FMN pyet bizneset per raportin me tatimet

24/05/2010 08:30

Nje grup ekspertesh te FMN–se kane zbritur ne Tirane me nje mision teknik per te pare nga afer si funksionojne raportet biznes–administrate tatimore, ku qendron veprimtaria e administrates tatimore ne krahasim me praktikat me te mira dhe cfare mbetet per t’u permiresuar per te lehtesuar veprimtarine e biznesit ne vend.

Lajmi konfirmohet nga buletini i AmCham “Advantage”, qe i referohet nje takimi te zhvilluar ne fund te muajit prill me kerkese te vete FMN-se. Ekspertet jane takuar me nje perfaqesi te studiove ligjore dhe te kontabilitetit, anetare te AmCham, si dhe te grupimeve te tjera, qe punojne ngushte me biznesin per te zgjidhur problemet ligjore qe biznesi has gjate ushtrimit te aktiviteti te tij dhe punes me administraten tatimore.

Gjate takimit, ekspertet e FMN-se kane folur me studio ligjore mbi ecurine e punes me pagesat elektronike dhe si i ka pritur biznesi keto ndryshime. Duke folur me ekspertet e FMN-se mbi zhvillimet e fundit ne sektorin tatimor, drejtorja e Dhomes Amerikane te Tregtise ka ngritur si problem themelor ceshtjen e zbatimit me drejtesi te ligjit. Problemi me i madh qe hasin bizneset eshte ai i informimit ne kohe mbi ndryshimet ligjore.

Te paret qe kane problem jane vete punonjesit e administrates te cilet up-datohen me veshtiresi me ndryshimet ligjore dhe kjo sjell kosto per biznesin. Duke folur mbi problemet qe klientet e tyre hasin me administraten tatimore, shume nga avokatet prezente kane folur per ceshtjet qe ngrihen per sqarim ne administraten tatimore dhe ne vend qe te gjejne nje pergjigje kompetente, merr nje pergjigje evazive qe krijon edhe me teper konfuzion.
Sipas tyre, duket se drejtuesit ne sektorin e tatimeve me shume se nuk dine se si te pergjigjen, nuk duan te pergjigjen dhe lene shteg per evazivitet ne trajtimin e ceshtjeve specifike.

Problemi thellohet me tej kur kompanite qe nuk bien dakord me gjobat dhe kerkojne te apelojne ne gjykate vendimin, duke nisur nje rruge te gjate dhe te kushtueshme per biznesin e tyre.

Pagimi i gjobes perpara se te apelojne i rendon se tepermi financat e tyre dhe bizneset nuk kane shans te marrin parate mbrapsht edhe nese e fitojne gjyqin. Sipas perfaqesuesve te studiove ligjore ne takim, ka disa menyra per t’u marre vesh me inspektoret tatimore. Akoma ne Shqiperi vazhdon te fitoje rruga e miqesise dhe influences politike apo shoqerore qe shpesh i ndihmon bizneset te dalin nga problemet me shume sesa ligji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA