EULEX: S’ishim informuar per Koshtunicen
24/05/2010 17:10
Misioni EULEX ka njoftuar sot se nuk ka qene i informuar per viziten e ish-kryeministrit serb Vojisllav Koshtunica ne veri te Kosoves.
Zedhenesja e misionit evropian, Christina Herodes ka deklaruar se EULEX nuk eshte pergjegjes per lejimin ose jo te vizitave te tilla, pasi ekzistojne procedura te tjera.
“EULEX nuk eshte pergjegjes per te dhene leje per vizita. Per ceshtje te tilla ka procedura dhe autorizime. Ne iu rekomandojme zyrtareve serbe qe ne rast vizitash zyrtare t’i respektojne ato”, ka pohuar Herodes.
Ndersa drejtori i pergjithshem i Policise se Kosoves, Behar Selimi ka deklaruar se do te kerkoje nga EULEX sqarime per ceshtjen e vizitave ilegale te zyrtareve serbe.
Top Channel