Eksperte te BE-se per krizen

24/05/2010 19:40

TCH zbulon formatin dhe mandatin e eksperteve europiane qe do te vijne ne Shqiperi per te ndihmuar ne arritjen e nje kompromisi mes dy forcave kryesore politike ne vend.

Sic u tregua me te mbaruar darka e Strasburgut, dy grupimet kryesore politike europiane i kerkuan komisionerit per Zgjerim Stefan Fule te ofronte eksperte ligjore per kete ekip ndermjetesues.

Burime nga Parlamenti Europian, te pranishem ne darken 20 majit, rikujtuan per TCH se bisedimet tek “Crocodile” mbi planin 5-pikesh, u “mbyten” nga shpjegime tejet tekniko-ligjore, te bazuara ne interpretime te legjislacionit shqiptar.

“Per kete arsye u vendos nje afat kohor shtese nga 2 deri ne 3 jave dhe Komisionit i kerkuam te ofroje eksperte te cilet do te ishin ne gjendje te njohin, kuptojne dhe interpretojne sic duhet ligjet shqipetare”, shpjegoi nje zyrtar i PE per TCH.

Nderkohe, mesohet se Komisoni Europian nuk po humbet kohe dhe se ditet e pushimit jane shfrytezuar per ndertimin e ekipit ndermjetesues.

“Ne po planifikojme qe nje grup prej rreth 4 ekspertesh, maksimumi 5, te udhetoje drejt Tiranes qe ne gjysmen e dyte te kesaj jave. Pervec nje anetari te kabinetit Fule, nje perfaqesuesi te Drejtorise se Pergjithshme per Zgjerimin, si dhe nje perfaqesuesi te Keshillit Europian, ne po perpiqemi qe ketij ekipi t’i shtohet edhe nje ekspert nga Komisioni i Venecias”, konfirmuan per TCH burime zyrtare te Komisionit Europian.

Te njejtat burime sqaruan se ndersa pjesetaret e tjere te ekipit nuk pritet te jene detyrimisht ‘eksperte ligjore’, ai i Komisionit te Venecias po perzgjidhet enkas per ndihmen e vyer qe mund te jape per pjesen e komplikuar tekniko-ligjore te bisedimeve mes paleve.

Burimet e mesiperme insistuan ne faktin se ekspertet europiane nuk do te udhetojne per ne Tirane me mandatin per te imponuar zgjidhje apo kompromis, por thjesht per te lexuar e per te kuptuar me mire qendrimet e paleve, e me pas, ne baze te ekspertizes se tyre, per te ofruar vetem keshilla.

“Iu takon  dy forcave politike ne Shqiperi per te arritur nje kompromis. Ndersa per ne me i rendesishem do te jete zbatimi i marreveshjes”, u shprehen per TCH keto burime, duke sqaruar se dy grupimet kryesore politike ne Parlamentin Europian, se bashku me Komisionin Europian, jane angazhuar ne darken e Strasburgut per monitorimin e zbatimit te marreveshjes, ne rast se ajo do te arrihet.

Shqetesimi i BE-se nuk lidhet me mosmarreveshjet politike se sa me funksionimin ‘gjysmak’ te institucioneve ne vend.

“Gjate kesaj periudhe jane miratuar shume ligje, akte apo strategji ne Parlament. E per ne duket sikur mazhoranca po kalon me shpejtesi cfare kerkon Brukseli, por pa debat mbi permbajtjen e tyre. Ndaj, eshte e rendesishme prania e opozites aty, per te pare se cfare ndodh me zbatimin e MSA-se, me gjyqesorin, me ekonomine, e ceshtje te tjera. Kjo eshte me shume e rendesishme sesa arritja e ketij kompromisi, i cili tek e fundit, pas disa kohesh, do te harrohet”, shprehen keto burime.

Nje aspekt tjeter mjaft i rendesishem i bisedimeve qe do te zhvillohen ne Tirane pritet te jete ruajtja e sekretit. Duke e cilesuar ne pergjithesi median ne vend “te politizuar, agresive dhe siperfaqesore”, europianet i tremben rrjedhjes se ndonje informacioni te mundshem nga perfaqesuesit partiake, e me shume se kaq, keqperdorimit te medias apo keqinterpretimit prej saj, gje qe sipas tyre do te rrezikonte klimen e bisedimeve si dhe arritjen e nje kompromisi.

Burimet nga Parlamenti Europian rrefyen se nuk eshte percaktuar ende koha dhe vendi i takimit te dyte ne nivelin e darkes se “Crocodile”, por shpjeguan se mund te mbahet ne Strasburg ose ne Bruksel, ne varesi te kohes se perfundimit te negociatave te Tiranes dhe axhendes se europianeve ne ato moment.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA