Berisha: Te shqyrtojme materialet zgjedhore

24/05/2010 13:50

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se i ofron kreut te opozites Edi Rama te gjitha menyrat per te shqyrtuar materialet zgjedhore, ndersa u shpreh se zhvillimet ne vend jane pozitive.

Duke folur ne mbledhjen e grupit kuvendor te Partise Demokratike, Berisha permendi greven e opozites ne cadrat ngritur para kryeministrise dhe u shpreh se nga deklaratat e protestuesve pati vetem ndjeshmeri njerezore dhe asgje tjeter.

Berisha shtoi se gjate atyre diteve te greves nuk pranoi asnje emisar apo ndermjetes per kompromis, duke theksuar se ka respektuar mbi te gjitha shtetin ligjor.

Duke sqaruar zhvillimet politike te javes se fundit, Berisha konfirmoi se ka marre nje telefonate nga Brukseli me date 19 maj, ku ftohej bashke me Ramen ne nje darke, por shefi i qeverise theksoi se kushti i vetem i vendosur ishte te mos diskutonte per greven dhe me greven.

“Ne takimin e Strasburgut u diskutuan shume ceshtje dhe u shpreh vleresim per respektimin e shtetit ligjor e konsolidimin e tij. Nje kod i i tere u vu ne prove, funksionoi dhe ne baze te tij u zhvilluan zgjedhjet e 28 qershorit”, u shpreh Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA