Berisha i majte dhe i papune

24/05/2010 20:15

A mund te jete Berisha me Partine Socialiste? Shumica do te pergjigjeshin se eshte krejtesisht e pamundur. Por realiteti flet ndryshe, sigurisht nese flasim per fshatin e thelle te Pukes. Vendin ku pavaresisht varferise ekstreme, Berisha socialist ben apel per konsensus politik.

Rruga per ne fshatin Berishe eshte e gjate dhe e veshtire. Duhen rreth dy ore rrugetim nga qyteti i Fushe Arrezit per te mberritur ne qender te komunes Iballe, me pas rreth 60 minuta te tjera deri tek shtepia e pare e fshatit Berishe i Eperm. Qe aty per te vajtur ne zonen ku jane te grumbulluara pjesa me e madhe e shtepive duhet rreth 1 ore rruge ne kembe.

Fshati qe i perket rrethit te Pukes eshte i vendosur ne kufij me dy rrethe te tjera Tropojen dhe Shkodren. Me shtepite qe duken si te mbira mes shkembinjve dhe rrepirave te forta, dikur Berisha ka patur rreth 300 banore, por numri i tyre tkurret here pas here dhe sot kane mbetur jo me shume se 80. Terreni eshte i veshtire, ndersa toka e punueshme e vogel, per shkak te shtresave te gurit ku nuk mund te mbillet asgje. Fshati eshte i rrethuar nga pyjet qe per shkak te largesise nga rruga kryesore nuk jane prekur nga duar abuzuesish.

Pavaresisht varferise qe dallohet lehte ne cdo cep te fshatit, banoret jane mikeprites dhe mjaft bujare.

“Varferia ketu kulmon, varferia eshte shume e madhe”, shprehet nje prej banoreve.

Ne Berishe cdo pune ashtu si ne mesjete behet me kafshe, ndersa asistenca 3 mije leke per disa e 2500 per te tjere eshte i vetmi burim te ardhurash.

“S’kam leke ca te bej, vetem me dal me lyp”, thote banori.

Per shkak ndoshta edhe te emrit te fshatit, politika ne Berishe eshte e mpleksur fort me varferine dhe jeten e perditshme te tyre. Banoret megjithate qe ne fillim te bisedes nxitojne te theksojne se Berisha eshte i majte dhe ketu pervec vitit 1996 ka fituar gjithmone Partia Socialiste e per me teper me rezultat te thelle, perfshire edhe vitin 2009.

“Ka votuar gjithmone per Partine Socialiste dhe nuk e humbet kete, ketu ne fshatin Berishe i Eperm perqindja eshte rreth 80 perqind”, thekson banori.

Berisha nuk humbet asnje zhvillim qofte edhe ato me te fundit qe vinin nga Strasburgu gjate takimit mes dy krereve te politikes shqiptare.

“Te ulen ne tavoline dhe sipas rregullave qe ka shteti shqiptar te vendosin te vazhdojne”, pohoi banori.

Per shumicen e banoreve edhe ata demokrate, vota per Partine Socialiste ka bere qe qeveria te mos hedhe asnje investim ne kete zone duke e lene Berishen si nje ishull te harruar mes maleve te Pukes.

“Ne duam qe te shkojme ne Evrope si gjithe te tjeret, po nuk te le shteti, partite, s’te lene partite”, thekson banori. “Une dua qe te zgjidhet dhe te zgjidhet fort”, shton ai.

Ata te thone se trungu familjar i kryeministrit i ka rrenjet pikerisht nga ky fshat, prej te cilit te paret e tij jane larguar ne fillim vitet 1900 per t’u vendosur ne Tropoje. Ndoshta per shkak te nderthurjes se cuditshme, Berisha socialist kerkon me ngulm konsensus politik mes te dy paleve.

“Konsensusi patjeter do te gjendet, sepse duhet, sepse duhet se boll u zvarriten me kete pune, se dhe ne populli po i vuajme keto gjera”, thekson banori.

Mes vorbulles poltike qe ka perfshire edhe ata vete, Berisha kerkon vetem pak vemendje me shume, per t’i dhene mundesi ketij fshati te mbijetoje ne kushte normale, e jo duke u perpjekur mes skamjes nen petkun e nje emri te djathte me bindje te majta.

“Njerezit kerkojne pune, nuk e kane me deshire te rrine me duar bosh. Kerkojne edhe pune, edhe te plotesojne kushtet, se pa pune nuk plotesohet gje”, thote Berisha.

“Atehere ketu banoreve ose beji investimin, ose meri siguroju gjeji kushte te tjera dhe ofroju sherbimin meqenese jane shtetas, qytetare te ketij shteti te jetojne edhe ata ne kushte si gjithe te tjeret”, thekson Berisha.

Ky eshte fshati, ku Berisha voton majtas, mbijeton ne skamje me ndihme ekonomike dhe kerkon konsensus politik. Nje shkrirje e cuditshme qe pavaresisht varferise jep nje leksion te vertete europian, Berisha socialist i Pukes e ka gjetur bashkepunimin, tashme i takon politikes shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA