Berisha: Fletevotimet do te digjen

24/05/2010 15:10

Kur negociatat ne Tirane per arritjen e nje marreveshjeje politike per menyren sesi do te hetohen zgjedhjet e 29 qershorit ende nuk kane filluar, ajo qe ben te qarte kryeministri Sali Berisha eshte se mazhoranca nuk terhiqet nga zbatimi i ligjit.(UPDATE)

Kjo do te thote se per kryeministrin Berisha hetimi i zgjedhjeve nga parlamenti kalon permes zbatimit te plote te nenit 178, pika 6 e Kodit Zgjedhor, nen i cili flet per marrjen e materialeve zgjedhore ne arkiven e shtetit dhe djegien e fleteve te votimit. Gje qe te shtunen zoti Rama e refuzoi ne menyre kategorike per ta zbatuar dhe ia la negocimit me ekspertet e Brukselit.

“Nese ju zoti Rama thoni se nuk e pranoni nenin 178, mos e mendoni se do ta dhunoj ate? Jo! Ndaj t’i leme keto sepse jane gjera qe nuk cojne drejt mirekuptimit dhe kapercimit te situates. Edhe sikur ne te ulemi dhe ta ndryshojme kete nen nuk i japim dot fuqi prapavepruese”, u shpreh Berisha.

Edhe per hetimin e materialeve zgjedhore, kryesisht te listave te zgjedhesve, pasi te jene marre ne arkive, kryeministri Sali Berisha, i beri beri nje propozim zotit Rama.

“Jam gati te hetoj materialet e votimit, me nje kusht te vetem se une nuk mund t’i detyroj deputetet e mi qe te rrine gjithe kohen duke hetuar. Prandaj te bien dakort, te zgjedhim me mostra listat dhe t’i hetojme”, propozoi Berisha.  

Sipas mazhorances, hetimi me perzgjedhje i disa listave te votuesve behet per shkak te afatit te percaktuar disamujor te komisionit hetimor, i cili ka per detyre, qe, nese gjen parregullsi, te paraqese rekomandime per permiresimin e Kodit Elektoral, perpara zgjedhjeve lokale. Kjo sipas demokrateve permbush qellimin e opozites per te hetuar zgjedhjet e shkuara ne menyre qe ne te ardhmen te mos perseriten te njejtat parregullsi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA