Shtetasi Indrit Aliu, i ekstraduar pak dite me pare me nga Greqia me kerkese te Interpol Tirana, nuk ka pranuar te tregoje se ku i ka fshehur afro dy milione euro, te cilat ia mori me ane te mashtrimit biznesmeneve shqiptare.
Ndersa akuzohet per “Mashtrim me pasoja te renda“, Aliu eshte derguar drejt dhomave te paraburgimit te 313-es. Indrit Aliu u paraqitej si investitor, biznesmeneve duke u marre shifra te konsiderueshme ne kembim te tenderave imagjinare.
Por ndersa u arrestua ne Greqi ne kohe rekord pas arratisjes nga Greqia, Indrit Aliu nuk pranon te tregoje se ku i ka fshehur parate qe mori me vete drejt Greqise. Ndersa pas arrestimit te tij te gjithe biznesmeneve te grabitur ju ngjallen shpresat per rikthimin e parave, organet hetimore e konsiderojne si nje mision te veshtire gjetjen e parave, te cilat kane humbur gjurmet ose ne transaksione bankare, ose jane fshehur gjate qendrimit te tij ne Greqi.
Top Channel