Vangjel Kosta: Kuvendi me denoi politikisht

23/05/2010 15:10

Vangjel Kosta, kandidati i rrezuar me 66 vota nga Kuvendi per te mos shkuar ne Gjykaten Kushtetuese e konsideron kete votim si partiak dhe si nje denim politik qe i behet. (UPDATE)

Ne nje interviste per TCH, zoti Kosta pohon se ka punuar si gjykates para viteve ’90, por sipas tij ai nuk ka dhene ne jeten e tij ndonje vendim politik sikurse u deklarua nga mazhoranca. Dhe rrezimin e tij e lidh me ligjin e shfuqizuar te lustracionit.

“Me duket nje qendrim partiak, ne mbeshtetje te nje ligji te rrezuar nga kushtetuesja, qe eshte ai i lustracionit. Kuvendi beri ekzekutimin e nje ligji te shfuqizuar”, eshte shprehur Kosta.

Ai akuzon edhe deputetet e komisionit te ligjeve, te cilet as nuk e pyeten gjate seances degjimore per vendimet qe ai ka dhene para viteve 90, ndersa sipas tij votimi nga parlamenti ndodhi ne mungese te plote transparence. Gjate 25 viteve si jurist Vangjel Kosta kujton se ka dhene nje vendim ne vitin 1989 per nje grup te rinjsh qe rrembyen nje anije per te ikur ne Itali. Dhe pikerisht per kete vendim ai u sulmua nga sistemi dhe u detyrua te lere detyren.

“Une nuk kam gjykuar ceshtje politike. Ndryshimet qe po ndodhnin ne ate kohe s’mund te me linin mua te qete si gjyqtar per ta quajtur krim politik, pavaresisht se juridikisht nuk mund te ndryshoja akuzen, brenda limiteve qe lejonte legjislacioni i kohes une aplikova denime shume te lehta”, thote Kosta.

Per Vangjel Kosten, votimi i Kuvendit dhe rrezimi i tij ne seance, nuk ishte tjeter vecse nje denim politik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA