Sarande, Muri i Demes rrezikon shkaterrimin

23/05/2010 12:40

Muri helenistik i Demes ne Sarande, i cili ka sherbyer per qindra vjet gjate periudhes helenistike si fortifikate ndaj sulmeve te ushtrive armike, rrezikohet prej punimeve per ndertimin e rruges Sarande-Butrint.

Ky mur i ndertuar 2400 vjet me pare, eshte i rralle ne llojin e tij dhe eshte nje nga monumentet e kategorise se pare. Punetoret te cilet po merren me zgjerimin e rruges pohojne se nuk kane pasur dijeni se ne kete vend ekzistonte nje monument.

Megjithe vendimin e Institutit te Arkeologjise qe rruga te devijohet ne nje distance rreth 25 m ne te dy anet e Murit te Demes, germimet nga firma e ndertimin jane distancuar vetem pak cm nga muri.

Ndersa pretendohet se tashme  punimet ne vijimesi nuk do te cenojne murin antik, specialistet mendojne se eshte e nevojshme qe te realizohet restaurimi i tij si dhe te vendosen fortesa anesore ne menyre qe te pengohet degradimi i metejshem. Muri i Demes, nje mburoje antike e rralle per nga natyra e ndertimit, niste ne det dhe perfundonte ne Liqenin e Butrintit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA