Seanca plenare e radhes e kuvendit te Shqiperise, do te mbahet te henen ne mbremje.
Dite kur pritet qe opozita te hyje plotesisht ne parlament, jo vetem ne seancen plenare por edhe ne komisione, pas nje viti bojkot te punimeve te tyre.
Te henen paradite, grupi parlamentar socialist do te diskutoje per vendimin qe do te marre per rikthimin ose jo ne salle.
Deputeti Ilir Beqja konfirmoi se grupi parlamentar i Partise Socialiste do te diskutoje edhe mundesine e pjesemarrjes ne punimet e komisioneve parlamentare.
Kjo do te nderpriste marredhenien e kufizuar qe socialistet kane vendosur me Parlamentin qe prej zgjedhjeve te kaluara.
Deputeti Beqja reflekton besimin e selise roze se greva 19 diteshe e urise e deputeteve socialiste ia arriti qellimit per transparencen e zgjedhjeve.
Partia Socialiste beson se arritja e kompromisit per fletet e votimit eshte i mundshem.
Ne fakt, pas nderprerjes se greves se urise dhe ketij optimizmi per arritjen e nje konsensusi, pritet qe grupi parlamentar socialist te vendose rikthimin e plote ne Kuvend.
Aq me teper qe gjate javes mberrijne ne Tirane perfaqesues nga Brukseli per te per te pare mbarevajtjen e negociatave.
Palet kane rene dakord parimisht qe te hetohen kutite e materialeve zgjedhore.
Por ligji, i cili e lejon hapjen e tyre dhe dergimin ne arkivin e shtetit ku mund te konsultohen pastaj lirisht nga kushdo, parashikon ne te njejten kohe djegjen e fleteve te votimit.
Deputeti Beqja shprehet se personalisht i duket jo logjike qe nderkohe qe pranohet boterisht se ka lende dhe objekt per hetim, nje pjese e provave te asgjesohet pa filluar hetimi.
Pas darkes ne Strasburg, paleve iu eshte lene 2 jave kohe per te arritur nje kompromis perfundimtar, qe do t’i jepte fund krizes politike.
Top Channel