Prostitucioni, sekuestrohen 5 jahte te shqiptareve

23/05/2010 13:25

Pese jahte ne pronesi te dy vellezerve nga Berati jane sekuestruar ne Greqi, pasi ka dyshime se perdoreshin per shfrytezim prostitucioni.

Prokuroria e Krimeve te Renda ne Tirane ka marre dosjen e vellezerve Aleksander dhe Sokol Shehu nga njesia Task Force ne kryeqytet per akuzen e pastrimit te parave, pasi ka dyshime se keta persona pastronin produktet penale qe vinin nga shteti helen. Megjithate, nga korrespondenca e materialeve prej drejtesise greke, mesohet se vellezerve Shehu u jane sekuestruar pese jahte qe perdoreshin per shfrytezim prostitucioni ne rrethinat e kryeqytetit Athine.

Operacioni eshte zhvilluar pak kohe me pare dhe ne pranga ka rene Sokol Shehu, ndersa i vellai, Aleksandri, eshte shpallur ne kerkim. Burime nga zyra “Antimafie” ne Prokurorine e Krimeve te Renda thane se jahtet e sekuestruar ne Greqi kane nje vlere nga 600 mije euro deri ne nje milion euro dhe ne to mbaheshin prostituta luksi per klientet VIP.

Prokuroria shqiptare thote se po bashkepunon me drejtesine greke per te verifikuar te gjitha transfertat bankare te ketij grupi qe merrej me shfrytezim prostitucioni ne rrethana renduese ne provincat e Athines ne Greqi, ndersa aktiviteti i tyre ka vazhduar ne Shqiperi, ku kane blere prona te patundshme.

Disa jave me pare, gjykata ka bllokuar 2.6 milione euro, pasuri te dy vellezerve nga Berati qe trafikonin femra te ndryshme ne Greqi. Fitimi nga trafiku i nxjerre prej organizatave kriminale arrinte shifren e 12000 eurove ne dite. Te gjitha fitimet e ardhura nga ky trafik i paligjshem jane depozituar ne disa banka ne vendin tone. Nderkohe, ne shtetin helen kane nisur hetimet mbi dy vellezerit Shehu nga Berati. Menjehere pas nisjes se hetimeve dhe arrestimit te njerit prej tyre eshte kerkuar vendosja e sekuestros preventive mbi te gjitha pasurite dhe llogarite bankare.

Eshte arritur te bllokohen te gjitha llogarite bankare, te cilat jane hapur ne vitin 2008 nga dy vellezer prej qytetit te Beratit. Ata akuzohen nga shteti helen per kryerjen e vepres penale te trafikut te qenieve njerezore, shfrytezim prostitucioni. Sipas te dhenave nga prokuroria, “administratori” i te hollave ka qene C.M., i cili eshte kunati i vellezerve nga Berati. Edhe ky shtetas ka hapur llogari bankare, te cilat tashme jane bllokuar. eshte e vertetuar, sipas akuzes, se C.M. ka bere transaksione parash nga Shqiperia drejt Greqise ne emra te ndryshem, kryesisht femra.

Pas hetimeve paraprake nga Prokuroria e Tiranes, dosja ka kaluar te Krimet e Renda. Jane bllokuar llogarite bankare ne euro. Jane vendosur sekuestro preventive edhe mbi llogarine bankare te shtetasit C.M., e hapur ne daten 30 prill 2008. Aleksander dhe Sokol Shehu jane akuzuar per vepren penale te pastrimit te parave, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Ne daten 22 maj 2009, Drejtoria Kunder Krimit Financiar ne Departamentin per Hetimin e Krimeve ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit ka derguar nje material per fillimin e ndjekjes penale regjistruar ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane, me numer nr. 2662.

Interesimi per te bllokuar llogarite e dy vellezerve ka ardhur nga autoritetet greke. Sipas tyre, shtetasi shqiptar Aleksander Shehu, nga Komuna Kutalli e Rrethit Berat, dhe banues ne rrugen “Sami Frasheri” Tirane, po hetohet ne shtetin grek per veprat penale te trafikut te qenieve njerezore dhe te pastrimit te parave. Ky shtetas, se bashku me vellain e tij, Sokol Shehu, akuzohen per krijim te organizates kriminale, me qellim shfrytezimin e prostitucionit. Ata kishin krijuar nje rrjet te mirorganizuar kriminal, duke blere edhe jahte, te cilat perdoreshin per prostituta. Rrjeti qarkullonte ne disa rrethina te Athines te shtetit grek, ndersa fitimet ishin kolosale per te pandehurit, qe tashme duhet te vertetojne edhe burimin e te ardhurave ne Gjykaten e Krimeve te Renda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA