Kryeministri tajlandez: Rikthim ne normalitet

23/05/2010 12:05

Kryeministri tajlandez Abhisit Vejjajiva ka deklaruar se vendi po i rikthehet normalitetit pas perleshjeve te ashpra te diteve te fundit mes Kemishave te Kuqe dhe policise e ushtrise.

Ai ka njoftuar hapjen e rrugeve dhe shkollave ne Bangkok, qyteti qe u kthye ne nje fushbeteje lufte. “Gjithcka eshte e qete dhe i eshte rikthyer normalitetit”, theksoi Vejjajiva ne mesazhin e tij per popullin tajlandez.

Por gjendja e jashtezakonshme ne Bangkok dhe disa rrethina te tjera, do vazhdoje te jete ne fuqi edhe per dy dite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA