Gjykata e Korces ka dhene masen “burg pa afat” per shtetasen Sonila Lumi, e cila akuzohet se ka vrare femijen e saj 18 muajsh.
Gjate seances se sotme para togave te zeza, Sonila eshte njohur me akuzen e prokurorise, por ajo nuk e ka pranuar krimin, duke thene se e gjeti femijen pa jete dhe nuk e vrau ajo.
E papune dhe pa te ardhura, ndersa bashkeshorti merrej me kullotjen e bagetive si coban ne mal, nena 23-vjecare ka rrahur per vdekje femijen, vetem se nuk duronte dot te qarat. Femija qe ka ardhur ne jete nga bashkejetesa e ciftit ka qene i paregjistruar, pasi prinderit nuk kishin kryer nje martese te ligjshme.
Kjo ka veshtiresuar procedurat per te varrosur femijen ne kushtet kur ai nuk ka qene i regjistruar ne gjendje civile. Vetem ne mesdite, Eduart Hoxhalli ka sjelle ne fshat trupin e pajete te djalit te vogel, qe eshte varrosur pa ndonje ceremoni. Te afermit e Eduartit i kishin nderprere marredheniet me te qe pas marteses me Sonila Lumin, tre vjet me pare. Ai ishte ndare nga gruaja e tij lushnjare, per te bashkejetuar me vajzen e ardhur nga Vidohova.
Top Channel