Hauai, nje republikan fiton pas 20 vjetesh

23/05/2010 18:15

Nje republikan fitoi ne Hauai, ku ne vitin 2008, presidenti Barak Obama doli fitues me 72%.

Ne zgjedhjet e zhvilluara per te mbuluar deri ne nentor nje vend vakant ne Dhomen e Perfaqesuesve, republikani Carls Dju mori 39%, per here te pare pas 20 vjetesh…

Dy kundershtaret e tij, qe te dy demokrate, moren 31% dhe 27.8%.

Megjithese shikohet si nje votim jo fort i rendesishem, sepse per te njejtin vend do te votohet ne nentor ne zgjedhjet e mesmandatit, republikanet e konsiderojne nje sfide per Obamen, qe eshte rritur ne Hauai.

“U kemi derguar nje mesazh te forte – tha Dju – Nuk do te rrime duarlidhur dhe te shohim vendin tone qe mbytet nga taksat, borxhet dhe shpenzimin e pafre te parave publike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA