Fier, subjektet private ndeshkohen per here te dyte

23/05/2010 08:20

Drejtoria e Tatim–Taksave Fier ka penalizuar per here te dyte 95 biznese te medha per mungesen e kasave fiskale. Edhe pse afati i fundit per pajisjen e kasave per biznesin e madh tashme ka kaluar, rreth 10 per qind e tyre ende nuk i kishin instaluar.

Keto biznese jane gjobitur nje here me pare ne muajin shkurt, e me pas rigjobitur serish gjate mesit te muajit maj per te njejten arsye. Sipas bizneseve te penalizuara, faji vazhdon te jete te distributoret dhe vete shteti, i cili nuk kryen kontrollin e shitjes se kasave nga shoqerite e autorizuara per shitjen e tyre. Distributoret vijojne te abuzojne me cmimin e kasave, duke e rritur ate deri ne 40% me shume se vlera reale.

“Ne muajin dhjetor, qe ishte afati i fundit i pajisjes me kasat fiskale, cmimi i tyre ishte nga 350-400 euro, ndersa cuditerisht nga muaji shkurt ky cmim eshte rritur vazhdimit, duke variuar nga 600-700 euro. Kjo ka qene arsyeja qe ne nuk jemi pajisur deri tani. Na thone qe nuk ka kasa per momentin dhe pritet furnizimi, pasi jane ‘nen dore’ dhe kane cmimin e larte. Keshtu ne kemi preferuar te presim ardhjen e kasave te reja por…”, tha nje sipermarres supermarketi ne Fier.

Afati zyrtar per pajisjen me kasa fiskale ka qene 31 dhjetori i vitit 2009, nderkohe qe  ne fillim te muajit janar vetem 10 per qind e bizneseve ishte pajisur me to. Tashme shqetesimi per pajisjen me kasat fiskale do te jete edhe per biznesin e vogel, afati per te cilet do te jete 30 qershori i vitit 2010. Aktualisht ne Fier numerohen 970 biznese te medha, ku 95 prej tyre u bene pjese e ndeshkimit me gjoba qe variojne nga 25 mije, deri ne 100 mije leke te reja. Te dhenat qe vijne per pajisjen e biznesit te vogel me kasa fiskale jane tronditese. Kur ka mbetur vetem nje muaj kohe nga afati perfundimtar, mbi 80% e biznesit te vogel ende nuk e ka siguruar kasen fiskale qe tashme imponohet me ligj.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta