Pa mbushur akoma 6 muaj nga humbja e parakohshme e themeluesit te Top Media-s, Dritan Hoxha, e shoqja organizoi nje pritje. “Per te gjithe ju, ruaj respektin, kontributin e dhene prej jush per kompanite tona, qe jane nder me te susksesshmet ne vendâ€, u shpreh ne ate kohe Vjollca Hoxha.
Ne planin personal duket qarte se ky ishte nje moment i veshtire, por zonja Hoxha dhe familja po trashegonin nje perandori mediatike. Ne konfidence ajo kishte pohuar se nuk kishte ndermend te shiste endrren e te shoqit. Nepermjet ketij akti publik po zotohej se do ta conte perpara. Kjo duhet te siguronte si punonjesit edhe tregun, sepse tashme Top Media ishte nje kompani me interes te gjere publik.
Festat mes punonjesve, nje praktike kjo e zakonte ne ndermarrjet ne perendim, ishin krijuar nga Dritan Hoxha qe ne kohen e krijimit te Top Albania Radios, ku punonjesit kishin qene me te pakte ne numer.
Dritan Hoxha qe u kishte kerkuar punonjesve ta therrisnin thjesht Tani, kishte si synim t’u rrenjoste atyre ndjesine e perkatesise ne nje familje te madhe.
Per te ishte shume e rendesishme te percillte tek te tjeret, ndjesite e unitetit te grupit. Ndaj festa me 16 tetor te 2008-es, ishte nje vazhdim i tradites. Zonja Hoxha kishte zgjedhur nje simbolik te forte, datelindjen e te shoqit dhe fillimin e sezonit te ri televiziv.
“Mjaft te hapesh televizionin dhe te shohesh sezonin e ri ne Top Channel, nje sezon i shkelqyer qe perkon rastesisht, por edhe ne menyre simbolike me ditelindjen e Tanitâ€, theksoi ne ate kohe Hoxha.
Ate sezon pa llogaritur lajmet, filmat dhe programet e blera, grila programore e Top Channel parashikonte 14 programe origjinale: Fiks, Portokalli, Ekskluziv, Top Show, Top Story, Top Select, Top Fest, Big Brother dhe Déjà vu, te cileve vetem ate vit iu shtua Wake Up, Procesi Sportiv, E diell dhe Ti Vlen. Nje vit me vone ne sezonin 2009-2010, filluan edhe dy emisione te tjera: Pasdite ne Top Channel dhe Nje kenge per ty.
Si televizion gjeneralist kombetar, Top Channel u sherbente shtresave te gjera te shoqerise. Themeluesi i tij, i apasionuar pas teknologjise, e kishte pasur te qarte qe ne fillim se diferencen do ta benin njerezit.
I cilesuar nga pronari i nje mediaje tjeter si adrenalina e medias shqiptare, Dritan Hoxha themeloi ne korrik te 2004-es Digitalb-in, nje platforme transmetimesh dixhitale tokesore. Vetem pese muaj me pas platforma kaloi ne transmetime satelitore, ne te gjithe boten.
Ne ate kohe Digitalb u be platforma e vetme ne Evrope me transmetime tokesore dhe satelitore ne te njejten kohe. Dy vjet me pas ne festen e 5 vjetorit te Top Channel, Dritan Hoxha lajmeroi hedhjen ne treg te nje teknologjie te vecante: televizionin ne telefon.
Ne keto kushte Dritan Hoxha ishte i interesuar per hartimin e kuadrit ligjor per transmetimet dixhitale. Kete ai e kerkoi me ngulm mese nje here ne seancat degjimore te komisionit parlamentar te Medias apo ne takime te tjera te grupeve te interesit.
Ne vitin 2010 komisioni parlamentar i medias diskutonte per nje ligj te ri gjithperfshires ne lidhje me transmetimet me ze dhe figure ne Republiken e Shqiperise.
Kurse kryetarja e KKRT-se raportonte ne komision se po punonte per strategjine e kalimin ne transmetimet dixhitale. Ne Evrope kalimi perfundimtar ne dixhital do te perfundoje ne 2012-en.
Ne vitin 2007, ne Las Vegas, Dritan Hoxha vizitoi panairin e shoqates kombetare amerikane te transmetimit, HD afishohej aty si e ardhmja e televizionit.
Ne dhjetor 2007 platforma Digitalb hodhi ne satelite 6 kanale te reja HD. Ne maj 2008 gjate Top Fest 5 u vendos qe TCH te fillonte prodhimin e programeve te veta ne HD. Ishte fund i sezonit televiziv 2007-2008. Dhe nje vit me pas per here te pare ne historine e televizionit shqiptar, nje transmetim televiziv u xhirua dhe transmetua ne kualitet superior HD.
Ishte fund i sezonit 2008-2009 ky kishte qene sezoni i pare televiziv pa Dritan Hoxhen. Sezonin e ardhshem 2009-2010 nje regji e re levizese HD beri te mundur qe Top Channel te podhoje ne HD disa spektakle dhe aktivitete sportive. Ne HD u prdhuar nje sere dokumentaresh dhe u xhirua nje film televiziv.
Invesimet vazhduan, per zgjedhjet e 28 qershorit 2009 ishin ne terren gati 7 studio ne rrethe dhe nje sistem antenash dhenese-marrese. Gjate zgjedhjeve ne regji vinte ne te njejten kohe sinjali i disa lidhjeve nga te cilat 6 shfaqeshin njekohesisht ne nje multiekran. Studio te reja u hapen edhe ne Tirane dhe u shtri rrjeti i fibrave optike. Ne vitin 2010 u realizua nje lidhje direkte nepermjet internetit praktike qe ndiqej rendom nga BBC dhe CNN per raportime nga te kater anet e globit.
Plane per investime te tjera ekzistojne. Top Media eshte njesoj si nje liber endrrash duke misheruar endrren e themeluesit te saj, ajo u ka dhene mundesi edhe dhjetra gazetareve, artisteve, regjisoreve, kameramaneve etj, qe te ndjekin edhe ata enderrat e tyre.
Por sot te jesh i pari nuk eshte e lehte. Niveli dhe konkurenca televizive per te miren e publikut jane rritur. Televizioni TCH shtylla e Top Medias sic pohonte pa modesti vete Dritan Hoxha, ishte me shume se nje investim, ishte nje ide.
Tani ishte i vetedijshem edhe per rendesine qe mori gjate viteve ajo qe ai krijoi. Ne keto kushte Top Media eshte sot njeherazi testamenti privat i themeluesit te saj dhe njekohesisht nje pasuri publike qe punonjesit e ndjejne si detyrim per ta ruajtur.
“Per sa kohe kompanite qe ai krijoi korrin sukses dhe jane te parat ne fushen e tyre dhe Tani eshte ketu me ne. Endrra vazhdon…â€, u shpreh ne ate kohe zonja Hoxha.
Top Channel