25 vjet burg Karajt, familjaret e 3 viktimave protestojne

23/05/2010 11:05

Gjykata e Korces ka denuar me 25 vjet heqje lirie vrasesin e tre vellezerve Mulliri ne Vidohove, Besim Karaj, por ky vendim ka ngjallur reagimin e ashper te familjareve te viktimave.

Pasi kane bllokuar qendren e Bilishtit kane marshuar ne drejtim te komisariatit ku dhe eshte bere shoqerimi i tyre. Te afermit jane konfrontuar me policine me debate dhe me pas eshte bere edhe shperndarja e tyre nga forcat policore te zones.

Vrasja e tre vellezerve Taulant, Xhiljan dhe Edlevan Mulliri pak muaj me pare, beri buje ne gjithe vendin, pasi nje person i vetem arriti te eleminonte me arme zjarri brenda pak minutave, tre vellezerit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA