Remitancat, rruga e gjatë drejt rënies

22/05/2010 09:10

Të ardhurat e Shqipërisë nga emigracioni kanë pasur një rënie neto për dy vite radhazi, duke pasqyruar papunësinë e lartë të krijuar në vendet pritëse si Greqia dhe Italia.

Remitancat patën arritur kulmin në vitin 2007, kur Banka e Shqipërisë vlerësoi se të ardhurat nga puna në emigrim qenë 951.7 milionë euro.

Por rënia qe e shpejtë në dy vitet në vijim. Në vitin 2009, emigrantët sollën vetëm 780 milionë euro, kuota më e ulët kjo e shënuar që nga viti 2004.

Remitancat kanë qenë motori më i rëndësishëm i ekonomisë shqiptare gjatë dy dekadave të fundit. Vlerësohet se çdo euro e sjellë nga emigrantët fuqizon ekonominë me 2-3 euro prodhim.

Paratë që familjet shqiptare i marrin nga fëmijët e tyre jashtë, i përdorin për të paguar mallra konsumi të prodhuara në vend apo të importuara, duke shumëfishuar biznesin.

Një pjesë e remitancave vendosen nëpër banka si depozita për shkak se bankat në Shqipëri ofrojnë interesa disa herë më të larta se sa bankat në vendet fqinje. Në këtë mënyrë, remitancat kanë ndihmuar jo vetëm shtimin e konsumit, por edhe shtimin e investimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA