
Gjendja e reanimacionit ne Spitalin Ushtarak eshte e rende. 18 persona po luftojne me vdekjen ne dy salla te mbushura tej kapacitetit te tyre.
Mjeket e Spitalit Ushtarak japin alarmin per mbingarkese shtreterish ne reanimacion. Nuk ka me vende bosh, ku te semuret ne situate kritike te mund te trajtohen me frymemarrje artificiale
“Kjo eshte nje katrahure dhe keshtu nuk mund te punohet. Nuk ka me vende te reja dhe me keto standarde ky pavion nuk eshte me reanimacion”, thote mjeku Artan Mihali.
Reanimacioni i Spitalit Ushtarak ne Tirane eshte shpresa e fundit per dhjetera njerez, viktima kryesisht te aksidenteve dhe ngjarjeve te tjera ne te gjithe vendin. Kapaciteti i reanimacionit eshte vetem 12 shtreter dhe krevatet shtese edhe keto te zena tashme, jane futur ne reanimacion nga vete mjeket per shkak te nevojes.
“Ka shume dite qe gjendja eshte e tille dhe nga strukturat drejtuese nuk eshte marre asnje mase”, u shpreh Mihali.
Pas futjes se kameras se Top Channel ne mjediset e spitalit dhe publikimit te kesaj gjendjeje, drejtuesit e spitalit moren masat e menjehershme por jo per gjetjen e nje zgjidhjeje. Drejtori i spitalit u ka komunikuar ne menyre verbale pushimin nga puna te dy mjekeve roje ne kete pavion per shkak te lejimit te kameras dhe berjes publike te ketij problemi.
Top Channel